Durrës - Piktorja Shpresa Milaqi është prezantuar këto ditë në Durrës me ekspozitën e titulluar "Endërr, pasion".
Që nga fillimi i këtij muaji 50 punimet e paraqitura në galerinë e arteve "Nikolet Vasia" të qytetit bregdetar kanë tërhequr vëmendjen dhe interesimin e artdashësve dhe pushuesve të shumtë.Pjesa më e madhe e tablove janë frymëzuar nga peisazhet pranë Durrësit, ndërsa disa të tjera nga viset malore të veriut. Piktorja 44-vjecare ka përzgjedhur nga punimet e dy vjetëve të fundit edhe disa natyra të qeta, si dhe më pak kompozime e portrete, ku shquan ai me titull "Babai".Tablotë me përmasa, kryesisht mesatare, dallojnë për tonet e qeta dhe ngjyrat e ngrohta.
Autorja Shpresa Milaqi ka studiuar në shkollën e mesme artistike "Mujo Ulqinaku" (sot "Jan Kukuzeli") dhe në arkivin e saj numërohen më shumë se 130 punime gjithsej. /ATSH/