Durrës, fillon pastrimi i kanaleve
kulluese pas 15 vitesh pa ndërhyrje

Durrës, fillon pastrimi i kanaleve<br />kulluese pas 15 vitesh pa ndërhyrje
DURRËS - Kanalet e bllokuara me mbetje dhe ujëra të ndotura  prej disa vitesh shqetësojnë qytetarët e Durrësit.
 
Në dimër ato janë shkak për përmbytje gjatë reshjeve, ndërsa në verë burim sëmundjesh,  infeksionesh dhe epidemish.
 
Hedhja e mbeturinave të shumta si dhe ndërtimet pranë këtyre kanaleve i kishin bllokuar ato, duke i nxjerrë jashtë funksioni. Bordi i Kullimit më në fund ka nisur pastrimin dhe hapjen e këtyre kanaleve.
 
Punonjësit e kësaj drejtorie me anë të mjeteve të renda, e përqëndruan fillimisht punën në  kanalin që përshkon zonën e Plazhit, një zonë tepër problematike në sezonin e plazhit.
 
Më pas aksioni do të vijojë në kanalet tepër problematike të zonës së Shkozetit. Drejtori i bordit te kullimit Ali Karaj shprehet se aktualisht po punohet për zhbllokimin e kanalit pranë urës se dajlanit, i cila është konsideruar si një nyje mjaft problematike. 


Ndërsa transporti i mbetjeve po kryhet drejt fushës së plehrave në Porto Romano.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh