Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Durrës si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 08:10, në rrugën "Asti Gogoli", Shkozet, ku Ilir Musaj, i cili po drejtonte një fugon, u përplas me trenin.
Mësohet se treni po lëvizte me shpejtësi shumë të ngadaltë, ndërsa Musaj ka deklaruar se nuk e ka vënë re kur ka ardhur treni. Nuk rezulton që ai të ketë qenë i pirë apo të ketë bërë manovra të rrezikshme në rrugë. Musai është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.