DURRËS - “Fuqizimi ekonomik i gruas një sfidë e përbashkët”, kjo ka qenë tema e një takimi të organizuar nga deputetet femra të qarkut të Durrësit në bashkëpunim me institutin demokratik amerikane që operon në vendin tonë.

Pjesëmarrëse në takim ishin edhe gratë biznesmenë të qarkut të Durrësit, ndërsa drejtoresha e tatimeve Durrës, Valbona Sako, teksa shtoi se numri i grave sipërmarrësve është ende i ulët argumentoi edhe shkaqet e këtij fenomeni

Ndërkohë kreu i bashkisë Durrës, Vangjush Dako, gjithashtu i pranishëm në këtë takim u shpreh se inkurajon të gjitha gratë që dëshirojnë t’i hyjnë rrugës së vështirë të biznesit.

“Nga kjo prezencë këtu, edhe nga shifrat që dha zonja Sako realisht jam i impresionuar sepse di shume mirë se sa e vështirë është që të bësh biznes në Shqipëri por dhe aq herë më e vështirë është të bëj një grua biznes për arsye të prapambetjes së barazisë gjinore që ne trashëgojmë.”-Vangjush Dako.


Në Durrës ushtrojnë aktivitetin e tyre 14.854 subjekte prej tyre 2956 drejtohen nga femra. Gjithashtu nga 3107 biznese të mëdha 381 prej tyre ose 12 % drejtohen nga biznesmene femra.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)