Kandidatja e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet për Bashkinë Durrës, Grida Duma në deklaratën e bërë për mediet në mbyllje të procesit të votimit ka folur për fitore të PD-së në Durrës.

“Të dhënat e para flasin për një fitore të alternativës tonë në Durrës, fitore të Partisë Demokratike. Tani që votimi është mbyllur, kemi hyrë në një proces të rëndësishëm që është numërimi”, u shpreh kandidatja e PD-së.

Duma u kërkoi numëruesve që gjatë procesit të numërimit të votave, nuk do të lejohet cenimi i vullnetit të qytetarëve durrsakë. “I kërkoj numëruesve ta ruajnë votën e durrsakeve, ta garantojnë atë. Të bëjmë të dëgjohet zëri i tyre. Unë jam pranë çdo numëruesi, Partia Demokratike dhe miqtë tanë ndërkombëtarë janë pranë çdo numëruesi. Në asnjë mënyrë, nuk do të lejojmë cenimin e vullnetit të shprehur tashmë me votë”, përfundoi Duma.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)