DURRES - Një 30-vjecare nga qyteti i Durrësit ka qëlluar me pistoletë në këmbë bashkëshortin e saj, duke e lënë të plagosur në kushtet e vetëmbrojtjes pasi nuk duronte më dhunën fizike, që ai ushtronte ndaj saj.
Ngjarja u shënua në lagjen 14 në Durrës, në orët e pasdites, kur Leonora Zaqellari plagosi të shoqin Përparim Zaqellarin.
Pasi ka kryer krimin, gruaja është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit. Aty, ajo ka deklaruar se aktin e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi sipas saj, i shoqi e dhunonte vazhdimisht.
Krimi në familje godet sërish në qytetin e Durrësit. Gruaja qëllon me armë zjarri ndaj bashkëshortit të saj. Për pasojë, i shoqi Përparim Zaqellari ka marrë një plumb në njërën këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pak ditë më parë, një tjetër krim në familje tronditi qytetin e Durrësit, ku djali vret me mjete të forta nënën e tij të moshuar, pasi nuk i dha pensionin e saj.
I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com