DURRES- Të rinjtë e qytetit bregdetar të Durrësit, por edhe më gjerë, kanë mundësi për t’u arsimuar në dy degë të reja profesionale, siç janë ajo për kameraman profesionist televiziv, si dhe diagnostikues të automjeteve nëpërmjet IT.
Kjo falë finalizimit më sukses të projektit “DELMVET” (Zhvillimi i një modeli menaxhimi eficent lokal të arsimit dhe formimit profesional), projekt me vlerë 1 milion e 363 mijë euro që Këshilli i Qarkut Durrës e fitoi pas aplikimit në Bashkimin e Europian.
Produkti i projektit është çelja e 2 klasave me profile të arsimimit dhe formimit profesional në shkollën "Beqir Çela" me afat 1-vjeçar, përgatitja e një “data-base” mbi ofruesit e arsimit profesional për Rajonin e Adriatikut, ngritja e një webi portal për arsimin profesional për këtë rajon, si dhe hartimi i një studim fizibiliteti për model pilot të zhvillimit të arsimit profesional në të gjithë vendin.
Në kuadër të këtij projekti në ambientet e Këshillit të Qarkut u organizua një konferencë, ku e pranishme ishte edhe ministrja e integrimit, Klajda Gjosha, që u ndal tek rëndësia e arsimit profesional.
"Sa më mirë të bëhet studimi i tregut të punës aq më mirë do të bëhet dhe lidhja e tij bashkë me arsimin dhe drejtimin e të gjithë të rinjve drejt arsimit profesional. Mua më vjen mirë që ministria e Integrimit ka qenë pjesë e këtij projekti iniciator që në fillim me programi", tha ministrja
Ndërsa kreu i qarkut të Durrësit, Alfred Mullaraj, tha se institucioni që ai drejton do të jetë në sinkron të plotë me objektivin e qeverisë për ta orientuar rininë drejt arsimit profesional si dhe për të krijuar një treg real pune.
"Projekti ka si qëllim të shërbej si shtysë për realizimin e një prej prioriteteve të qeverisë shqiptare që eshte orientimi i rinisë drejt arsimit profesional. Vetem në këtë mënyrë ne do të rrisim dhe të zhvillojmë një brez të pergjegjshëm dhe të aftë për të përballuar sfidat e zhvillimit të vendit që do të krijojnë tregun real të punës," tha Mullaraj.
Nga ana e saj edhe Zv.Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, e pranishme në takim deklaroi mbështetjen që dikasteri i saj do t’i japë zhvillimit të arsimit profesional.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.1%
-
Jo
38.8%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 2214
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DINAMIKA/ Si u vra Kristian Marku në Vlorë, autorët e ndoqën dhe qëlluan 13 herë në drejtim të tij! Mjeti i të riut u përplas disa herë me trafikndarësen
14 Janar, 10:44
-
Dëborë, erë e fortë dhe temperatura deri në -7 gardë, si paraqitet situata e motit në Korçë
14 Janar, 10:27
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16
-
Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Sport’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, kontrolle në 8 pikat dhe një shoqëri fiskalizimi
14 Janar, 10:14
-
Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur
14 Janar, 10:11
-
GOLAT/ Monza trondit Fiorentinën, e mposht 2-1 dhe i bën nder Milanit
14 Janar, 09:53
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar, 09:45
-
Superliga i lë vendin Kupës së Shqipërisë, sot dy duele! Agjenda e mesjavës
14 Janar, 09:34
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Vrasja e Kristian Markut, policia bastis banesën e familjarëve të Kastriot Reçit, 4 të shoqëruarit mohojnë të kenë lidhje me vrasjen
14 Janar, 09:31
-
1 mijë ton naftë kontrabandë kapet brenda 24 orëve në Porto Romano! Erdhi nga Tunizia me dy anije! Në kërkim 4 organizatorët, arrestohen marinarët (EMRAT + VIDEO)
14 Janar, 09:12
-
DETAJET/ Si u vra Kristian Marku, autorët i zunë pritë në Novoselë, 3 plumba e kapën e në trup
14 Janar, 09:10