DURRËS - Tre persona janë asfiksuar teksa po punonin për hapjen e një pusi në zonën e ish kënetës në Durrës.
Gazetari i shqiptarja.com dhe A1Report Artur Korriku, raporton se, ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 18, në zonën e Kënetës, në Durrës dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që u ka dhënë ndihmën e parë.
SI NDODHI
Paraditen e sotme Festim Tola, i cili kishte ardhur nga emigracioni për ndërtimin e banesës së tij po hapte një pus të thellë për të tharë garazhin e banesës nga ujërat që buronin brenda tij. Bashkë me të punonte edhe kunati i tij Klodian Xega, i cili mbeti gjithashtu i asfiksuar.
Një fqinj i tyre, Ramiz Miha ka tentuar t'u vinte në ndihmë, por dhe ai është asfiksuar.
Më pas kanë ndërhyrë fqinjët e tjerë të cilët kanë bërë të mundur transportimin e Tolës dhe Xegës. Gjendja shëndetësore e Mihës u përmirësua mënjëherë sapo doli nga pusi, ndërkohë që në gjëndje më të rëndë është Festim Tola.
DESHMIA
“Pasi dëgjova duke bërtitur njerëzit shkova ti shpëtoja dhe u futa në pus. I gjeta të dy me kokë në ujë. U ngrita kokën dhe ata ishin pa ndjenja. Edhe unë humba ndjenja dhe erdhën të tjertët që më ndihmuan”- thotë Ramiz Miha.
Sipas mjekëve dy personat e mbërritur në spital janë në gjendje shëndetësore të rëndë, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në reanimacion. Asfiksimi i tyre ka ndodhur pas çlirimit të gazrave në pus.
Të asfiksuarit nuk kanë pasur asnjë mjet mbrojtës gjatë punës së tyre.

(Në foto, pusi ku u asfiksuan 3 personat)

(Në foto, policia në vendngjarje)

(Në foto, Ramiz Miha personi që shpëtoi 2 personat e tjerë që u asfiksuan në pus)
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com