Tre punonjës të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Mësohet se punonjësit e paraburgimit me detyrë gardian si dhe i burgosurit janë ndjerë keq pak minuta pasi kanë konsumuar ushqim të përbashkët.
Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha ata po mbahen nën mbikqyrje deri në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.
Ndërkohë policia ka nisur hetimin për rastin në fjalë. Ekspertët kanë marrë mostrat e ushqimit me qëllim zbulimin e origjinës se helmimit.
Komento
ushqim te pervashket caaaa bohet kshu...
Përgjigju