Durrës- Ish-ministri i Rendit, Vladimir Hysi, 65 vjeç, ka humbur jetën sot tragjikisht, pasi ka rënë nga kati i shtatë i një pallati në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës.
65- vjeçari ka qenë në banesën e motrës së tij, i cili tek ballkoni ka hipur në një shkallë për të prerë degët e pemevë dekorative të mbjella në vazo, nga ku është rrëzuar në tokë e për pasojë ka humbur jetën.
Dyshohet se ai ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar. Rënia nga lartësia dhe përplasja në tokë ka qenë fatale për ish-ministrin, i cili ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve të marra në trup.
Vladimir Hysi ka qenë ministër i Rendit Publik nga dhjetori i vitit 1991 deri në prill të 1992.
Redaksia Online
(b.k-l.q/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com