Policia kufitare ka shpëtuar një person 60 vjeç i cili kishte dalë me varkë në ditën e djeshme.

60-vjeçari Lulzim Hajdaraj u fut me varkë që dje pasdite dhe humbi orientimin në det.

Si pasojë e errësirës Hajdaraj u largua milje larg bregut. Sinjalin që 60 vjeçari ishte në rrezik për jetën e dha një anije në Radë.

E njoftuar kapitaneria e portit dhe policia kufitare dërguan forca të cilat pas disa orë kërkimi arritën ta gjenë burrin dhe ta nxjerrin në breg. Fatmirësisht pa dëmtime dhe probleme shëndetësore.