DURRËS - Grabitet një argjendari në qytetin e Durrësit. Tre persona të armatosur kanë grabitur një sasi bizhuterish me vlerë rreth 20 milion lekë të vjetra. Ngjarja u shënua pranë tregut industrial në qytetin bregdetar.
Sipas policisë së Durrësit, autorët kanë kërcënuar me armë shitësin e argjendarisë, ndërsa ky i fundit nuk ka bërë rezistencë, duke lejuar autorët të marrin thuajse të gjithë sasinë e bizhuterive, që ndodheshin në shitje.
Autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet, tip Benz, që pas hetimeve të policisë rezultoi se ishte një mjet i grabitur në Laç. Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com