DURRËS-Një 42-vjeçar në gjendje të dehur është gjetur i shtrirë në trotuar i plagosur me thikë në shpatull gjatë mesnatës në lagjen nr 1 të qytetit të Durrësit.
 
Efektivët e policisë kanë arrestuar autorin 21 Fatjon Kovaçi 21 vjeç, banues në Durrës.
 
Kovaçi  më 30.04.2017, rreth mesnatës, në lagjen Nr.1, Durrës, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin E.H. 42 vjeç, banues në Durrës.
 
E.H. është gjetur nga Efektivet e Patrullës së Rendit Publik rreth orës 00:40 në rrugën"Taulantia" në trotuar.
 
Policia ka dërguar në spital të plagosurin i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com