Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Gjatë një kontrolli në automjetin e tij blutë gjetën 1045 fara fara kanabisi, të ndara në dy qeska.
Ndaj Agim Shurdhit banues në Tiranë rëndon vepra penaale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi farash Cannabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Durrësit, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, u finalizua operacioni i koduar “Parandalimi”.
Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Durrësit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues autorin e dyshuar, shtetasin A. Sh. Gjatë kontrollit në automjet, gjetën 2 qese me fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa (në total 1045 fara), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Në përfundim të veprimeve, shtetasi A. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










