Durrës, i riu vret veten me thikë
në zemër pas zënkës me gruan

Durrës, i riu vret veten me thikë<br />në zemër pas zënkës me gruan
DURRES- Një 37-vjeçar ka gjetur vdekjen në apartamentin e tij, ndërsa hetimet e para çojnë në pistën e një vetëvrasjeje.

Ngjarja është shënuar në lagjen numër 15 të qytetit të Durrësit gjatë orëve të pasdites të kësaj të djele.

Sipas informacioneve paraprake nga uniformat blu të qytetit bregdetar, Lush Peci me origjinë nga Tropoja, ka vrarë veten me thikë në zemër pas një debati me bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, në momentin e krimit, në banesën e çiftit kanë qenë fëmijët dhe të afërmit e bashkëshortes, të cilët ishin gjendur aty për të shuar zënkën mes tyre. Mësohet se vëllai i gruas së viktimës kishte mbërritur në banesën e tyre për të larguar fëmijët e çiftit deri në një moment të qetësimit të situatës.

Ndërkaq, forcat e policisë së Durrësit mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa kryerja e ekspertizës pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës