Durrës, inaugurohen 5 laboratorë
të rinj në shkollën “Hysni Çela"

Durrës, inaugurohen 5 laboratorë<br />të rinj në shkollën “Hysni Çela
DURRËS- Ndërtohen 5 laboratorë të rinj në shkollën profesionale "Hysen Çela", në Durrës, ku tashmë ka tre vjet që është hapur edhe dega e detarisë.
 
Kjo shkollë përgatit nxënës si marinar i kualifikuar ku më pas ju hap rrugën për tu bërë kapiten anije dhe inxhinier oval.

Gjatë inaugurimit të 5 laboratorëve ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi është shprehur se transformimi i saj nga një shkolle hoteleri turizmi drejt ekonomisë detare, e ka shndërruar atë në një shkollë preferenciale.

"Qendra të tilla, si shkolla "Hysni Çela" duhet të jenë jo vetëm per nxënësit, por edhe për ata që duan që profesionin e marinarit, ato të profesioneve të tjera të detit të jenë të kualifikuar dhe natyrisht të mirë paguar. Pra kjo shkollë është simboli sesi duke transformuar kurrikulën dhe duke shtuar laboratorët ne mund të kemi punonjës më të kualifikuar në profesionet e detit", u shpreh Klosi.  

 Gjatë vitit akademik 2016 – 2017 janë regjistruar 450 nxënës të rinj, çka ka bërë që zgjerimi i hapësirave në këtë shkollë të jetë i domosdoshëm.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi