Durrës, jepen lejet e legalizimeve për
Kishën Katolike e Manastirin e Shën Vlashit

Durrës, jepen lejet e legalizimeve për<br />Kishën Katolike e Manastirin e Shën Vlashit
Një ditë përpara festës së Krishlindjeve Drejtoria e Aluiznit ne Durrës ka shpërndarë lejet e legalizimit për Kishën Katolike dhe Manastirin e Shën Vlashit. 

Duke dorëzuar lejet e legalizimit për të githa objektet e kultit të besimeve katolike dhe ortodokse në bashkitë e Durrësit dhe Sukthit, Njësia e Aluiznit në Durrës mbyll përfundimisht dhëniet e lejeve për të gjitha komunitetet fetare. 

Drejtori i Aluiznit Flamur Gjuzi është shprehur se fillimisht përfunduam procesin me komunitetin musliman dhe tani në prag të Krishtlindjes po dorëzojnë lejet për 20 objekte kulti në total për Kishën Katolike dhe atë Ortodokse.

''Sot kemi përfunduar dhënien  e lejeve për komunitet fetare. Me rastin e festës së Kurban Bajramit dhuram leje për komunitetin mysliman, ndërsa sot dhuruam për atë katolik'', është shprehur  Gjuzi. 

Duke dorëzuar lejen në kishën e Shën Dominikut në Durrës kryetari i Bashkisë Vangjush Dako tha se kjo leje ka një rëndësi të veçantë pasi i akordohet një kominiteti fetar që punon për popullsinë e qytetit dhe gjithë shoqërinë.

''Është një objekt që është ndërtuar në vitet 2000, i ndërtuar me leje ndërtimi por më vonë me disa shtesa, të cilat mendoj që e kanë zbukuruar këtë zonë,  dhe shërbjejnë një komuniteti të veçantë'', u shpeh Dako. 

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni tha se procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje është dëshmi e angazhimit të mazhorancës për të përfunduar me sukses legalizimin e të gjtiha objekteve që kanë aplikuar për tu pajisur me certifikatë.

''Me vjen vërtet mirë që Drejtoria e Aluiznit ka mbajtur fjalën duke premtuar se tw gjitha objektet e kultit do tw legalizoheshin. Dhe ja ku jemi sot'', u shpreh Gjermeni. 

Gjatë këtij viti Aluizni në Durrës ka akorduar në total 55 leje ndërtimi për kominitetet fetare, 35 për komunitetin musliman, 10 për kishën katolike dhe 10 për atë ortodokse.

Redaksia Online 
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'