Durrës/ Kanosën me armë zjarri një 44-vjeçar, arrestohen 3 persona! I sekuestrohen 3 makina, kallashnikov, pistoletë dhe një radio e lidhur me policinë e Durrësit (EMRAT)

Në Durrës, Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Intervention”, duke parandaluar një ngjarje kriminale dhe vënë në pranga tre shtetas. Ata janë arrestuar për kanosje me armë zjarri ndaj një 44-vjeçari, për motive të dobëta.

Njëri prej të arrestuarve ka precedent kriminal për vjedhje me armë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë zjarri, përfshirë një kallashnikov dhe pistoleta, municion luftarak, si dhe 3 automjete, njëri prej të cilëve i blinduar. Po ashtu, është sekuestruar një radio e lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës, e cila ishte në posedim të njërit prej të arrestuarve, i cili kishte precedent kriminal.

'Konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intervention”, janë vënë në pranga shtetasit Y. M., 40 vjeç, B. R., 30 vjeç dhe B. C., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur me armë zjarri, një shtetas 44 vjeç.', thotë policia.

Operacioni ka nisur menjëherë pas njoftimit për kanosjen në rrugën “Pavarësia”, ku shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, kanë ndërhyrë shpejt dhe kanë arrestuar autorët në flagrancë.

'Nga kontrolli në automjetin e blinduar të 40-vjeçarit u gjeten 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë). Më tej, nga kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi, u konstatua se mbante dhe 1 radio të lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës. Në vijim të operacionit “Intervention”, nga kontrolli në banesën e babait të shtetasit të arrestuar B. R., u gjet 1 armë zjarri pistoletë.'

Të arrestuarit janë Ylli Murati (40 vjeç), Bajram Roçi (30 vjeç) dhe Bekim Çera (30 vjeç), të gjithë banues në Tiranë. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ylli Murati është emër i njohur për drejtësinë. Murati ka qenë pjesë e një grabitjeje të 20 mijë eurove në një autobus të linjës Itali-Vlorë, më datë 25 shtator të vitit 2019. Shuma e 20 mijë eurove i përkiste dy udhëtarëve të kësaj linje dhe përveç Ylli Muratit pjesë e grabitjes ishin dhe dy persona tët tjerë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

PD propozon shtesa në Kodin Zgjedhor: Zgjatje të afatit të vlefshmërisë të ID të skaduara dhe emigrantët të votojnë me pasaportat apo ID-të e vendeve ku jetojnë

PD propozon shtesa në Kodin Zgjedhor: Zgjatje të afatit të vlefshmërisë të ID të skaduara dhe emigrantët të votojnë me pasaportat apo ID-të e vendeve ku jetojnë