Durrës/ Kanosi borxhliun për 1200 euro dhe i grabiti makinën, ‘Debt’ prangos 37-vjeçarin e kërkuar! I gjenden drogë dhe municion (EMRI+VIDEO)

Durrës- Policia e Durrësit arrestoi sot një 37-vjeçar të kërkuar, i cili akuzohej se kishte kanosur për shkak të një borxhi 1200 euro të pashlyer një person, duke i marrë me forcë edhe automjetin.

Burime zyrtare bënë me dije sot se lokalizuan dhe prangosën sot (31 Janar), të dyshuarin Ergys Vogli, gjatë operacionit të koduar “Debt”.

Ngjarja kishte ndodhur dy javë më parë. Në momentin e ndalimit, në banesën e këtij shtetasi u gjetën një sasi kanabisi e ndarë në doza gati për shitje, dhe një sasi municioni luftarak.

Si prova u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike dhe municioni luftarak. Operacioni u bë nga forcat ‘Shqiponja’ dhe Sektori Kundër Krimit dhe Narkotikëve.

“Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi E. V., 37 vjeç (Ergys Vogli), banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 17 Janar 2025, me anë të kanosjes dhe shtrëngimit, i ka marrë automjetin një shtetasi, sepse pretendonte se ky i fundit i kishte borxh 1200 euro”, bën me dije policia vendore.

Gazetari i Report TV, Artur Korriku, informon se droga dhe municioni u sekuestruan si prova materiale, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Shkurt, 09:24

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Arben Qirezi: Evropa mes stabilitetit e populizmit, çfarë mësojmë nga zgjedhjet në Gjermani dhe Kosovë?

Arben Qirezi: Evropa mes stabilitetit e populizmit, çfarë mësojmë nga zgjedhjet në Gjermani dhe Kosovë?