DURRES - Një operacion antidrogë nga policia e Durrësit ka shkatëëruar një bandë të trafikut të drogës, duke vënë në pranga 4 persona si dhe sekuestruar 1.250 kg heroinë.

Mësohet se në mesin e të arrestuarve janë 3 meshkuj dhe 1 grua, përkatësisht, Erjon Kasa, lindur dhe banues në lagjen nr.1 në Durrës, Renald Llani banues në Durrës,

Besmir Tocilla lindur në Kukës dhe banues në lagjen nr.13 në Durrës si dhe Sanduela Tagani lindur dhe banues në lagjen nr.13 në Durrës. Televizioni A1 Report sjell fotot e heroinës së zbuluar dhe sekuestruar nga ana e bluve të qytetit bregdetar.

Sipas policisë së Durrësit, sasia e heroinës u gjet e fshehur në 2 makinat e të arrestuarve si dhe në trupin e tyre. Gjatë operacionit antidrogë, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 2 automjete, një peshore, 6 aparate celularë, si dhe disa doza heroine të bëra gati për shitjen në treg.

droge me logo
Deri më tani nuk dihet ende se nga vinte droga dhe cila ishte destinacioni i saj. Ndërkaq, vijon puna hetimore e policisë për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e narkotrafikut. 

droge me logo

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)