DURRES- Tre të rinj janë arrestuar pasi akuzohen se janë autorë të një sërë grabitjesh të ndodhura brenda harkut kohor të 3 muajve të fundit në Durrës por edhe në Tiranë.
Banda e përbërë nga një tre të rinjt, nga Puka, Durrësi dhe Tirana, vepronin në trekëndëshin Durrës-Tiranë-Lushnje. Në Durrës policia ka arritur të dokumentojë grabitjen nga ana e tyre e 8 dyqaneve, ndërsa në Tiranë grabitjen e 12 motoçikleta, të cilat i kanë shitur në Durrës dhe Lushnje kundrejt vlerës së rreth 30 mijë lekëve të reja.
Në prangat e policisë së Durrësit kanë rënë dje Thanas Paloka, 18 vjec, banues në Pukë, i dënuar më parë për vjedhje. Edmir Cumraku, 21 vjec, banues në Durrës. Martin Vocrri, 19 vjeç, banues ne Kombinat Tiranë.
Policia e Durrësi thotë se të rinjt kishin "eksperiencë e njohuri te posaçme vecanërisht në vjedhjen e lokaleve të tregëtisë nëpërmjet hapjes së qepenave të tyre si dhe vjedhjes së motocikletave nëpërmjet një mekanizmi të prerjes së kabujve elektrikë të tyre"
Sipas policisë së Durrësit, është dokumentuar se të arrestuarit kanë kryer vjedhje gjatë një harku kohor prej nëntorit 2013 deri më janar 2014.
VJEDHJET E BANDES
1. Me datë 24.12.2013 kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit S.K. në lagjen 17/1 Durrës.
2. Me datë 20.01.2014 kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit H.Ll. në lagjen 14/1 Durrës
3. Me datë 22.01.2014 kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit F.Z. në lagjen 16/1 Durrës.
4. Me datë 24.01.2014 kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit Gj.Ll. në lagjen 16/1 Durrës.
5. Me datë 25.01.2014 kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit Y.Gj. në lagjen 17/1 Durrës.
6. Me datë 28.01.2014 kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit K.M. në lagjen 16/1 Durrës
7. Me datë 22.02.2014 kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit A.V. në lagjen 14 Shkozet Durrës.
8. Me datë 16.01.2014 kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit A.N. në Shkallnur Durrës.
9. Me datë 14.11.2013 kanë vjedhur motocikletën e shtetasit N.Gj. në lagjen 16/1 Durrës
10. Vjedhjen e motocikletes së shtetasit F.G. me datë 06.12.2013
11. Vjedhjen e motocikletes së shtetasit M.L. më datë 19.02.2014
TREKENDESHI
Operacioni i njohur si “Trekëndëshi” u kodua i tillë për shkak të trekëndëshit të veprimeve që kryenin në tre qytete hajdutët, Tiranë, Durrës dhe Lushnje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 motoçikletave, një sërë artikujsh ushqimorë të vjedhur si dhe një numër veglash të përdorura për hapjen e qepenave të dyqaneve.
Materialet e para proçeduriale iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Durrës.
Redaksia online
(ak/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com