Durrës, kërcënon të vetëdigjet
nëse e nxjerrin nga banesa

Durrës, kërcënon të vetëdigjet<br />nëse e nxjerrin nga banesa
DURRES-  Një 60 vjeçar kërcënon se do të hidhet nga kati i katërt i një godine  e cila me vendim gjykate duhet t’i kthehet pronarit.
 
Isuf Gjilani nuk pranon të lirojë banesën pasi thotë se ai së bashku me familjen e tij nuk kanë ku të shkojnë dhe kanë vite që jetojnë në këtë banesë   
 
Korrespondeti Artur Korriku nga qyteti i Durrësit informon se kryefamiljari ka tentuar të vetëdigjet me një shihe me lëndë djegëse, por është neutralizuar nga policia.

Gazetari ynë informon se kryefamiljari i cili është urdhëruar të dalë jashtë nga banesa, deklaron se kjo e fundit është pronë e vjehrrit të presidentit Bujar Nishani.

Policia po negocion për të ndaluar 60 vjeçarin, i cili jetonte me gruan, një fëmijë dhe vëllanë e tij të sëmurë të kryejë ndonjë akt ekstrem.

Në një lidhje telefonike për tv A1 Report , rreth orës 13: 00 Festim Gjilani thotë se nuk do të lirojë banesën pa pasur një shtëpi ku të shkojë.  Madje ai akuzon dhe vjehrrin e presidentit Nishani se po shfrytëzon influencën e dhëndrit të tij për të marrë shtëpinë e cila nuk i takon.

Nuk dal në rrugë, pa më gjetur një banesë ku të shkoj. Zonja që pretendon se e ka pronën e vet, ka shtëpinë dy dhomë e një kuzhinë që i ka dhënë shteti në Tiranë. Të më japë mua atë shtëpi e iki unë. Ai do të marrë shtëpinë sepse ka prapa dhëndrin e tij, Nishanin, jo se i takon. Kjo ka qenë e italianëve”- thotë Gjilani

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?