Ndërsa në vende të tjera të botës është kthyer prej kohësh në kulturë, në Shqipëri lëvizja në rrugë në respekt të rregullave vijon të jetë ende një mision i pamundur. Drejtuesi i një makine ka përplasur për vdekje një këmbësor mashkull rreth 35 vjeç, ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Urës së Dajlanit. Drejtuesi/ja i makinës jo vetëm e ka përplasur këmbësorin, por ka çuar dëm dhe mundësitë për t’i shpëtuar atij jetën duke e çuar në spital. Shoferi, për të cilin policia po punon për t’i mësuar identitetin, është larguar menjëherë dhe ka vijuar udhëtimin e tij sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Me arrestimin e tij, drejtuesi i makinës do të vihet para drejtësisë për akuzën e “shkeljes së qarkullimit rrugor” dhe “largimi nga vendi i aksidentit”.
Po gjatë së shtunës, një tjetër aksident rrugor si pasojë e shkeljes së rregullave, ka shënuar tre të plagosur. Dy makina, një Mitsubishi dhe një Benz AClass u përplasën me njëra-tjetrën në autostradën Tiranë-Durrës, ku për pasojë Benzi u dogj.
Nga përplasja mbeti e plagosur rëndë një 86-vjeçare ndërsa drejtuesi i Benzit Abdyl Alushi dhe një 25-vjeçare ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Durrësit arrestoi dy shoferët që shkaktuan aksidentin, Emelindo Qendo 23 vjeç banues në Tiranë dhe Abdyl Alushin 59 vjeç banues në Durrës. Të dy akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
*Foto ilustruese
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com