DURRËS - Policia Kufitare e Portit të Durrësit finalizoi operacionin "Porosia", ku goditi një tentativë kontrabande për të sjellë pajisje elektronike në Shqipëri.
Gjatë kontrollit të një kamioni, u gjetën 23 celularë iPhone 16 Pro Max dhe 2 laptopë pa fatura blerjeje, të dyshuara se ishin kontrabanduar nga Gjermania.
Në pranga u vunë 43-vjeçari Afrim Ukperja, drejtues i kamionit, dhe 35-vjeçari Amarildo Hamzai, personi për llogari të të cilit ishin kontrabanduar pajisjet.
‘Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit A. U., 43 vjeç, dhe A. H., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Në kamionin që drejtonte 43-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 23 celularë (iPhone 16 Pro Max) dhe 2 laptopë, pa fatura blerjeje, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar nga Gjermania, për llogari të shtetasit A. H. (djali i pronarit të kamionit që drejtonte shtetasi A. U., dhe njëkohësisht shtetasi që priste pajisjet).’, njofton policia.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
-
normal sdel gjo ktu te kapin se sdel gjo ,,pem pa kokrra ky me 23 telefona
Përgjigju -
23 telefona qe ka fut ky kontraband jane ,23 per themi 150 euro per tel pa pagu doganen ,a mjere ne ku kemi arrit ,kapim ne port tel kontrabande ,,top numr 1 ,,sa kalajne aty ,hahahahah kto jane bakshish kamarieri
Përgjigju









Komente
Komento