Durrës/ Ktheu lokalin në lagjen e plazhit në pikë për shitje të kokainës te klientët, në pranga pronari dhe badiguardi (Emrat)

Durrës/ Ktheu lokalin në lagjen e plazhit në pikë për shitje të kokainës te klientët, në pranga pronari dhe badiguardi (Emrat)

Foto ilustruese

Durrës- Ktheu lokalin në pikë shitje të kokainës, arrestohen pronari dhe punonjësi i tij, i cili kryente detyrën e badiguardit.

Policia e Durrësit bëri me dije se ka prangosur një 27-vjeçar në kuadër të operaconit të koduar “Repeat”, pasi iu gjetën gjatë kontrollit lëndë narkotike, që ua shiste klientëve.

Të arrestuarit janë respektivisht Donald Tringa dhe Diamant Shkina, teksa ndaj tyre rëndojnë disa akuza, si shitje droge në bashkëpunim, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe punësim i paligjshëm.

Personi tjetër sqarohet se ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe mungonte dokumentacioni. Operacioni në kuadër të atij të koduar “Tempulli”, u krye në lagjen nr. 13 Plazh, mjaft e frekuentuar gjatë sezonit veror.

Gjatë kontrollit u sekuestrua një sasi lënde narkotike dhe një përforcues grushti, si prova materiale.

“Nga ndërhyrja e menjëhershme në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit D. T., 27 vjeç dhe D. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Durrës. 27-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të kokainës, ndërsa shtetasi D. Sh., i punësuar në kundërshtim me ligjin, bodyguard në këtë lokal, ua shiste këtë lëndë narkotike, klientëve të lokalit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.

Policia sqaroi se pas veprimeve paraprake, dosja penale i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për hetime më të detajuara, kurse të dyshuarit u izoluan në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë në gjykatë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fu7fv7: 12/08/2024 09:41

    Trupëroja të zgjuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?