DURRËS - Pjesëtarët e ekuipazhit të anijes “Era-1” brenda së cilës u gjet sasia prej 47 ton cigare kontrabandë kanë të drejtë të kthehen në atdheun e tyre në Ukrainë.
Ky fakt është konfirmuar nga kapiteneria e qytetit bregdetar të Durrësit, të cilët për A1REPORT kanë konfirmuar se kanë pajisur me leje zbarkimi 7 pjesëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bordin e anijes të ankoruar në portin e Durrësit.
Leja e zbarkimit u jep të drejtë pjesëtarëve të ekuipazhit të zbresin në tokë, ndërsa më pas me dokumentet që posedojnë mund të kthehen në atdhe.
Mësohet se deri më tani kanë zbritur pesë pjesëtarë të ekuipazhit, ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar në bordin e anijes për t’u kujdesur për të.
Ndërkohë kapiteni i anijes, Volodomir Demakov, ndodhet në qelitë e burgut, teksa pak ditë më parë ndaj tij u dha masa e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Durrësit
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com