DURRES-  Gjykata Durresit ka lënë të lirë pronaret e dy anijeve të bllokuara të shtunën e kaluar, 29 shtator, në portin e qytetit bregdetar.

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy drejtuesit e anijeve Eduart Skorra dhe Emiljano Qepali. 

Këto anijet ishin të destinuara për tu shitur për skrap dhe shkak për bllokimin e tyre u bë mungesa e dokumentacionit që duhej të shoqëronte këto anije. 

Pronarët e dy anijeve, u akuzuan për kundërshtim të personave që ushtrojnë detyra shtetërore, duke mos u bindur të ankorojë anijen në portin e Durrësit. Ata morën masën e sigurisë detyrim parqaqitje 4 herë në muaj para policisë gjyqësore, duke hedhur poshtë akuzën e kontrabadës.

lirohen pronaret  e anijeve
(Ne foto: Dy pronaret duke u shoqeruar ne gjykate)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)