Tre persona me maska kanë grabitur një pikë lotoje në lagjen 13 të Durrësit. Policia e qytetit bregdetar bën me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë natës të së enjtes, por pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbuluar grabitësit. 

Lokali i basteve është në pronësi të 24-vjeçarit, Erges Estrefi dhe nga pamjet shihet sesi tre grabitësit janë futur në ambientet e brendshëm të lotos. Sipas të dhënave të policisë, autorët kanë marrë 12 televizorë plazma dhe kasafortën ku ndodhej xhiroja ditore e lokalit. 

Tre autorët e maskuar pas përfundimit të misionit të tyre janë larguar në drejtim të paditur, me një automjet tip “Audi" nga një rrugë dytësore e lagjes 13. Policia e Durrësit pasi vijon veprimet hetimore për identifikimin e autorëve përmes këtyre pamjeve dhe kapjen e tyre.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)