I tejndotur plazhi i Bizës në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Mbetje të ndryshme kanë mbuluar rërën e këtij plazhi të cilat sillën nga lumi ishëm.
Sikur të mos mjaftojnë vetëm mbetjet urbane, rëra e plazhit është kthyer në ngjyrë të zezë pasi biznese të ndryshme hedhin kimikate të ndryshme në lum dhe më pas përfundojnë në plazh.
Në këtë zonë nga Kepi i Rodonit deri në Gotull e Patok, dikur ushtronin aktivitetin e tyre një numër i madh peshkatarësh, por ndotja solli paksimin në mënyrë të ndjeshme të peshkut dhe të gjithë gjallesave të tjera detare dhe për pasojë ul ndjeshëm edhe numrin e peshkatarëve në këtë zonë.
Peshkatarët dhe banorët shprehin shqetësimin e tyre për këtë ndotje me pasoja katastrofike.
“Ky quhet plazhi Bizës ka qënë shumë i përdorur. Të gjithë vinim dikur, bënim plazh, tani s’dimë ku të shkojmë shiko si është bërë, shkretërirë” shprehet në nga banorët e zonës
“Këtu ka qënë mrekulli sot nuk bëhet fjalë të gjesh ndonjë gjallesë cdo gjë është drejt zhdukjes. Shteti nuk vë dorë”, shprehet në tjetër banor
Plazhit të Bizës sot i ka mbetur vetëm emri, pasi nga ndotja e krijuar askush nuk mund të kaloje në këtë plazh për të bërë banjo dielli.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO