DURRES-Një foshnje 15-muajshe ka ndërruar jetë pas probleme shëndetësore.
 
Foshnja pas komplikacioneve u nis nga prindërit për ndihmë mjekësore, por në spital ka mbërritur pa shenja jete.
 
Sipas të dhënave të para, foshnja kishte qenë para dy ditësh në spital për mjekim për shkak të virozave së stinës, ndërsa është sekuestruar receta e ilaçeve që i është dhënë nga mjekët.
 
Policia e qytetit bregdetar ka nisur hetimet për vdekjen e foshnjes së seksit femër me inicialet N.A. ndërkohë që priten rezultatet e autopsisë për shkaqet.

Babai: Nëse do ishte shtruar do ishte gjallë
Babai i foshnjes që ndërroi jetë, Kujdes Aga ka akuzuar mjekët për vdekjen, pasi sipas tij nëse do të ishte shtruar në spital do të ishte gjallë sot.
 
Ai shprehet se pas vizitës para dy ditësh, mjekja i ka thënë që mjekimin duhet ta vazhdojë në shtëpi.
 
"Ajo ishte paqejf dhe vetëm qante, e prura në urgjencë. E kam kuruar vetëm me ilaçet që më dha doktoresha. Pas vizitës doktoresha më tha që dërgoje në shtëpi, unë me qejf nuk e kisha, pasi po të ishte shtruar mbrëmë, vajza sot do të ishte gjallë. Këtë do ta ndjek nga ana ligjore" u shpreh babai.
 
vdes foshnja ne durres babi foshnjes
Babai i foshnjes Kujdes Ago

Shefi i Pediatrisë: Nuk u shtrua, pasi kishte probleme të lehta
Ndërsa shefi i Pediatrisë, Fatmir Shahini u shpreh se "Sot kam marrë një informacion për një fëmijë që thuhet se është gjetur i vdekur në shtëpi dhe është sjellë në spital.
 
U interesuam nëse ky fëmijë ka qenë i shtruar të ne dhe kur ka qenë dhe rezultoi se fëmija ka qenë i shtruar te ne në datë 14 dhe është shënuar që ka pasur një problem të lehë me rrugët e frymëmarrjes.
 
Fëmijës i është bërë pastrimi i hundëve për shkak të një bllokimi që kishte. Sipas mjekes fëmijë kur ka ardhur ka qenë gjendje të mirë dhe pak me probleme në rrugët e frymëmarrjes.
 
Kjo ka qenë arsyeja që mjekja ka vendosur që fëmija të vazhdojë trajtimin në shtëpi. Nuk mendoj që shkak të ketë qenë viroza, që ka sjellë vdekjen. Shkak mund të ketë qenë edhe një vdekje e papritur dhe kjo është e njohur, mund të ketë ardhur edhe ndoshta nga ndonjë mbytje me sekrecionet e veta
' u shpreh ai.