Prokuroria e Durrësit sekuestron 3 katet e hotel 'Perandori' në plazh, u ndërtuan pa leje

Prokuroria e Durrësit sekuestron 3 katet e hotel 'Perandori' në plazh, u ndërtuan pa leje

Hotel 'Perandori'

Prokuroria e Durrësit sekuestron hotel “Perandorin” në zonën e plazhit, pasi nga hetimet ka rezultuar se në godinën në pronësi të shtetasit D.M. ishin shtuar tre kate pa leje. Subjekti Hotel, Bar restorant, sqaron Akuza, ishte pajisur me leje për objekt 7 kate një nën tokë dhe 6 mbi tokë, por pronari i saj ka shtuar 3 kate të tjera pa leje.

Shtetasi D. M. po hetohet për veprën penale 'ndërtim i paligjshëm' për efekt fitimi dhe ndaj pronës së tij është vendosur sekuestro preventive për tre katet e ndërtuara pa leje përkatësisht katin e 7-8 dhe 9-të.

Njoftimi i Prokurorisë:
Më datë 23.02.2018 u regjistrua procedimi penal nr.325 për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, kryer për qëllim fitimi, parashikuar nga neni 199/a-3 dhe 248 të Kodit Penal. Ky procedim penal filloi për shkak se nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është bërë referimi i materialit kallëzues lidhur me një objekt në ndërtim, në lagjen Nr.13 Plazh, rruga “Venezia”, në anën e rërës. 

Është shkuar në vendgjarje dhe është identifikuar objekti që rezulton në pronësi të shtetasit D.M., i cili ka ndërtuar 3 kate shtesë mbi objektin ekzistues Hotel “Perandori” që është 6 kate mbi tokë+1 kat nëntokë.

Në këto kushte Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka kërkuar vendosjen e masës së sekuestros preventive për tre katet shtesë; përkatësisht katet 7, 8 dhe 9 mbi objektin ekzistues Hotel prej 6 kate mbi toke+ 1 kat nën tokë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke vendosur sekuestron preventive mbi ndërtimin e paligjshëm të referuar më sipër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 06/04/2018 17:04

    Po të vazhdosh kshu o Edi Rama do ta qisësh në selamet ktë komb . Vetëm me ligjin mos lër njeri të tallet kushdo qoft .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut