Durrës/ Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, 2 të arrestuar, 7 në hetim

Durrës/ Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, 2 të arrestuar, 7 në hetim

Foto ilustruese

Durrës-Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 2 persona  dhe ka nisur hetimin për 7 të tjerë pasi u kapën në flagrancë në 5 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.       

"Në vijim të veprimeve procedurale janë vënë në pranga shtetasit A. H., 32 vjeç, banues në Burrel dhe H. T., 40 vjeç, banues në Durrës, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 23 vjeç, E. Sh., 33 vjeç, A. Z., 21 vjeç, J. D., 34 vjeç, Z. R., 49 vjeç, G. P., 37 vjeç dhe A. S., 38 vjeç, të gjithë banues në Durrës", informoi sot policia.

Në vijim të kontrolleve blutë sekuestruan 9 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Kosovë

PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Kosovë