Përkujtohet mbytja e anijes avullore “LINZ”, 97 vjet më parë, ku u mbytën rreth 1000 persona, çka e bën këtë ngjarje të krahasohet me Titanikun. Kurora me lule u hodhën në det për të nderuar jetët e humbura në këtë ngjarje. 


Ceremonia e përkujtimit të kësaj ngjarë ishte një bashkëpunim i ambasadës Austriake në Tiranë, ambasadës hungareze si dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Përfaqësuesit e amabasadave dhe institucioneve shqitpare lundruan me anijen luftarake “Iliria” nga Porti i Durrësit në Kepin e Rodonit në koordinatat ku gati një shekull më parë u fundos anija “LINZ”.

anija LINZ

Ambasadori austriak Thomas Shnoll theksoi se sot duhet t'i përkushtohemi edhe më shumë paqes dhe mirëkuptimit.  Anija avullore “LINZ” më 19 mars 1918, gjatë Luftës së Parë Botërore, po transportonte qindjra ushtarë austro-hungarezë dhe robër italianë për në kampet e punës në Durrës kur ra në minat detare 3.7 milje nga Kepi i Rodonit në 40 m thellësi.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)