DURRËS- 4 efektivë janë pezulluar nga detyra në qarkun e Durrësit, konkretisht 3 oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë në Durrës dhe një me detyrë trupë shërbimi në komisariatin e Manzës.
Sipas policisë 4 efektivët kanë lejuar që të largohet nga banesa e tij Afrim Kila për të cilin Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Afrim Kila ishte në ‘arrest shtëpie’ pasi i kishte mbaruar afati i paraburgimit.
‘Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për shkelje të pikës 5 të nenit 209 të rregullores së Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë: -Inspektorë B. V., K. D. dhe O. Sh., të tre oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës; -Inspektor S. K., trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Manzë.’- njofton policia.
Burime bëjnë me dije se Afrim Kila u arratis sapo mori vesh që Gjykata e Apelit e ka dënuar me 16 vite burg për vrasje.
Ndërkohë, AMP-ja ka iniciuar hetim penal për këtë rast dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin ligjor të përgjegjësive.
Afrim Kila, 39-vjeç, u dënua fillimisht në Gjykatën e Durrësit në maj të këtij viti (21 maj) për vrasje me dashje.
39-vjeçari në vitin 2020, në ambientet e një lokali, në Ishëm, ka goditur me mjete të forta një person dhe më pas në rrugë e ka përplasur me makinë, i cili më pas ka vdekur në spital.
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3175
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet drejtori i shkollës artistike (EMRI)
27 Nëntor, 12:41
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, arestohen dy përgjegjisit tek 'Pespa Alumin' (EMRAT)
26 Nëntor, 12:10
-
GJKKO dënon me 2 vite dhe 8 muaj burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mungoi në seancë! Pezullohet dënimi për 3 të tjerët (VENDIMI)
25 Nëntor, 16:44
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)
25 Nëntor, 14:11
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Durrës/ Plagosje me thikë në lagjen nr.4! Kapen dy vëllezërit, 32 vjeçari dërgohet në spital (EMRAT)
23 Nëntor, 20:19
-
Artisti nga Kosova, Eshref Qahili vjen në Durrës me ekspozitën e veçantë ‘Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale’
23 Nëntor, 16:54
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
Policeve mire ua bene,por duhej denuar dhe gjyqtari qe e dergoi me /arrest shtepie/se i mbaroi afati i paraburgimit.A mund te kete afat ne paraburgim kur behet fjale per vrasje e sidomos per vrasje me paramendim?! Dhe ky gjyqtar nuk duhet te ishte i vetem,por dhe ai qe e denoi me 16 vjet per vrasje me paramendim. E qelloi me sende te forta ne lokal dhe pastaj e perplasi qellimisht me makine?! A mund te lejohet nje vrases i tille me /arrest shtepie/?! A mund te pranohet qe te denohet me 16 vjet,jo sikur ka bere vrasje me paramendim,por sikur ka vjedhur dy lope?! Jane ne vete keta apo jo?!
PërgjigjuAta policet e shkrete skane faj po fajin e ka gjykata qe e le arrest shpie dhe shefi komisariatit durresit , dhe e hane ata te shkretet
PërgjigjuDuhet arrestuar gjytari qe e la me arrest shtepie dhe jo policet.
PërgjigjuArrest shtepie i denuari per vrasje o zot.Te denuarit pse pine nje cigare hashash 5 vite burg.
PërgjigjuKëto policët duhet të jenë në burg ne vend të arratisurit. Ose por duhet kenë marë para të konsiderushme për tju ikur! Kështu po vet pastrohen këto bashpuntorë të krimit.
Përgjigju