Qytetarët e Durrësit janë terrorizuar sot, pasi për disa minuta u bënë protagonistë të disa skenave të frikshme ku një pitbull masakroi një qen rruge.
Një qen i racës pitbull që po kalonte me të zotin e tij ka sulmur një qen rruge dhe për disa minuta ka qenë e pamundur që t’i ndanin
Qeni i racës Pitbull, i cili njihet për egërsinë e tij, për t’u vetëmbrojtur, ka sulmuar keq qenin e rrugës, duke mos e lëshuar për disa minuta.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ka qenë e pamundur për ta ndarë Pitbullin nga qeni tjetër.
Në ndihmë u kanë ardhur edhe disa qytetarë, të cilët tentonin t’i largonin nga njëri-tjetri duke u hedhur ujë apo edhe duke i goditur, ishte e vështirë. Pas disa minutash të mbushura me ankth e frikë për mënyrën se si do të përfundonin të dyja kafshët, kjo është gjendja e tyre.
Siç shihet edhe në video qeni i racës pitbull nuk ka qenë i pajisur me maskë mbrojtëse nga pronari i tij, por kjo nuk e ka penguar atë që të lëvizë i qetë nëpër qytet.
Ky nuk është rasti i parë që ndodhin ngjarje të tilla. Pre e sulmit të qenve të racave të ndryshme kanë rënë edhe qytetaret.
Shetitja e qenve pa maskë mbrojtëse është kthyer në makth për qytetarët.
Nevojitet marrja e masave të menjëhershme, duke mos lejuar qarkullimin e tyre pa maskë mbrojtëse, për shmangien e ngjarjeve të tilla.
/Shqiptarja.com