Ndoqi prej 1 jave biznesmenin nga Durrësi për ta ekzekutuar, ndërhyrja e forcave speciale shmang vrasjen, duke arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin nga Fushë Kruja, Alfred Skonja. 

Nga hetimet me metoda speciale dhe gjurmimi fizik prej një javë i Skonjës kanë bërë të mundur arrestimin e tij në kushtet e flagrancës dhe dokumentin e krimit që ai kish planifikuar të kryente mesditën e kësaj të enjte në qytetin e Durrësit.

Alfred Skonja më parë kish vjedhur automjetin golf 5 me targë AA 029 MM që shihni në pamje, këtij mjeti i kish ndërruar targat dhe prej të mërkurës në mbrëmje kish udhëtuar drejt Durrësit ku pak minuta para arrestimit do të kryente vrasjen.

Alfred Skonja sqaron policia është një person me precedent të mëparshëm penal, ndërsa pritet dëshmia e tij për të hedhur dritë mbi motivet se përse do të vriste personin nga Durrësi.

Burime për ReportTv bënë me dije se personi që do të ekzekutohej është një biznesmen nga qyteti bregdetar po për arsye hetimore identiteti i tij mbahet sekret dhe aktualisht ai sëbashku me familjen janë marrë në mbrojtje.

Ka qenë denoncimi i këtij të fundit në policinë e shtetit se Alfred Skonja e kish kërcënuar që ka çuar në zbardhjen e skemës për të kryer vrasjen dhe personave që ndihmuan 29-vjeçarin nga Fushë Kruja.

Në kërkim policorë është shpallur shoku i Skonjës ndërsa operacioni i forcave speciale është duke u zhvilluar në zonën e Fushë Krujës aty ku dyshohet se është edhe baza e aktivitetit kriminal të 29-vjeçarit.

Ky krim sipas hetuesve ishte përllogaritur në detaje ku pas ekzekutimit të biznesmenit Skonja i ndihmuar dhe nga shoku i tij do të dilnin jashtë Durrësit me automjetin e vjedhur e më pas do ta digjnin atë për të humbur gjurmët me dy shihet e benzinës dhe këto të sekuestruara si prova materiale.

durres
durres