TIRANË, 9 Dhjetor/ATSH/-. Policia e Durrësit ka bërë të ditur se, ditën e sotme rreth orës 10:00 ka vënë në pranga një 31-vjeçari, pasi u kap me 110 doza heroinë.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, mësohet se Emiljan Sami Osmani ka rënë në prangat e policisë që ishin duke e pritur jashtë banesës së tij. Këtij shtetasi iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 55 gram heroinë e ndarë në 110 doza që ky person i shiste tek përdoruesit në qytet. Ndaj 31-vjeçarit është ngritur akuza e "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike". /a.ke/