DURRES- Policia kufitare në portin e Durrësit, ka sekuestruar në orët e vona të natës rreth 20 kg hashash të fshehur në një automjet.

Policia bën më dije se lënda narkotike ishte fshehur në automjetin me targa CP387GP, ndërsa u bë shoqërimi i shtetasit Robert Malaj nga Shkodra.

Policia po punon për origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike të sekuestruar.

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)