Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga punimet në rrugën “Adria”, në qytetin e Durrësit.
Kreu i qeverisë thotë se me trotuare, hapësira të gjelbra dhe ndriçim ky investim është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane.
“Një nga akset më të rëndësishme të Durrësit, rruga “Adria”, po shndërrohet në një rrugë më të sigurt, më funksionale dhe më bashkëkohore për qytetarët dhe vizitorët.
Me trotuare të sistemuara, hapësira të gjelbra, ndriçim dhe një pamje krejtësisht të re, ky investim është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Komente











