Durrës, punimet për sheshin e
qytetit, zbulojnë pusin shekullo

Durrës, punimet për sheshin e<br />qytetit, zbulojnë pusin shekullo
DURRES- Punimet për rikonstruksionin e sheshit “Liria” në qendër të qytetit të Durrësit, kanë nxjerrë në dritë një pus, i cili më shumë gjasa pritet të jetë një objekt me vlera të rralla arkeologjike dhe historike.
 
Kanë qenë punonjësit e firmës zbatuese të projektit ata që e kanë konstatuar pusin, teksa pasi kanë pezulluar punën kanë lajmëruar eprorët e tyre edhe instancat përkatëse.
 
Përfaqësuesit e drejtorisë së Monumenteve të Kulturës kanë mbërritur më urgjencë në vendngjarje dhe specialistët e fushës kanë nisur verifikimet për saktësimin e vlerës së objektit të gjetur.
 
Ledjon Lako, drejtor i Monumenteve të Kulturës jep më shumë detaje se si do operohet më këtë objekt.
 
Kjo nuk është hera e parë që në qytetin bregdetar gjendjen objekte me vlera të rralla historike gjatë punës për rikonstruksionin e hapësirave publike në pjesë të ndryshme të qytetit.

pusi
pusi


Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament