I. A. 25 vjeç, banues në Manëz,Durrës dje në mbrëmje rreth orës 21:30, në rrugën “Ali Beqja” në Manëz, ka qëlluar me armë zjarri automatik në ajër dhe me pas është larguar.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 gëzhoja mod-56, kaliber 7.62mm.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioni" dhe" Prishja e qetësisë publike" parashikuar në nenet 278/4 dhe 274 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com