Durrës, qytetarët protesta: Është
hedhur beton te Torra Veneciane

Durrës, qytetarët protesta: Është<br />hedhur beton te Torra Veneciane
Shoqëria civile është ngritur sërish në protestë për projektin Veliera që kishte nisur të ndërtohej në Durrës.
 
Kanë kaluar vetëm 12 ditë nga vendimi i Gjykatës Administrative të Durrësit për ndalimin e punimeve pranë Torrës Veneciane, por dje është parë se në zonën e gërmuar po hidhej beton.
 
Pas kanë vënë re punimet, një grup i shoqërisë civile është grumbulluar këtë të martë te sheshi i projektit Veliera, ku duket betoni i hedhur pranë Torres Veneciane.
 
Protestuesit janë grumbulluar pranë Torres veneciane për të kundërshtuar vazhdimin e punimeve.
 
Sazan Guri u ka bërë thirrje edhe arkeologeve e historianeve qe te vihen ne mbrojtje te historisë.
 
"Jemi përballë një situatë që boll na kanë vjedhur të huajt, të tjerët kanë nuk kanë histori dhe e bëjnë, ndërsa ne durrsakët dhe pushtetarët kërkojnë që të zhbëjnë historinë ku shkelet ligji.
 
Thirrje qytetarëve o të marrin kazmat dhe lopatat dhe të shkatërrojnë historinë bashkë me bashkinë ose të vijnë të mbrojnë historinë
".
 
Përfaqësuesit e shoqërisë civile protestojnë duke deklaruar se kanë në dorë vendimin e gjykatës administrative lidhur me bllokimin e punimeve.
 
Por në vendimin me shkrim të gjykatës nuk është i qartë se në cilën pjesë do të ndalen punimet dhe protestuesit pretendojnë se ka ndryshime nga vendimi dëgjuar me audio.
 
Avokatja Mirela Jorgo i ka kërkuar gjykatës pajisen me kopjen e seancës audio, ndërkohe qe kane bere një padi ne prokurori per bllokimin tërësisht te punimeve ne zonën A.
 
"Në momentin që u lexua vendimi i gjykatës ishte e qartë që nuk lejoheshin punimet në pjesën e sipërme të rrugës, ditën e nesërme vumë re që ishte bërë një shtojcë në kllapa vetëm për pjesën e pallatit.
 
Kemi bërë kallëzim në prokurori kemi dërguar prova dhe kemi bërë kërkesë për regjistrimin audio dhe prokuroria po kërkon regjistrimin audio për atë që është thënë në gjykatë dhe atë që është zbardhur"
tha ajo.
 
Ndërkohë sipas bashkisë Durrës punimet do të vazhdojnë pasi gjykata ka dhënë vendimin për pjesët ku do të punohet.
beton te torra
 (Foto nga punimet e djeshme në zonën ku vendimi gjyqësor e lejon ndërhyrjen)

durres


protesta durres
                                (Foto nga protestat e qytetarëve gjatë ditës së sotme)

beton te torra
  (Punimet në zonën ku nuk ka urdhër për ndalim të tyre)

vendimi veleria

vendimi veleria

  (Vendimi i Gjykatës Administrative i datës 16 shkurt)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’