Pas tre javësh policia e Durrësit ka arrestuar 23-vjeçarin, Jurgen Hoxha, dhunuesin e mjekut kirurg Anton Ndoj.  Ndaj 23-vjeçarit gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”

23-vjeçari, Jurgen Hoxha, së bashku me babain e tij Adriatik Hoxha, pasditen e datës 22 gusht pas një debati verbal kanë ushtruar dhunë ndaj mjekut Anton Ndoj. Ngjarja ka ndodhur në korridoret e spitalit të Durrësit dhe e gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë. 

Hoxha kishte në spital gjyshin e tij, teksa mjeku i ka kërkuar të blinte një aparaturë në farmacitë pranë spitalit. Kjo ishte zanafilla e konfliktit mes palëve që agravoi deri në përdorimin e dhunës ndaj mjekut. Jurgen Hoxha asokohe mundi ti arratisej forcave të rendit.