Durrës, rrezikuan të mbyteshin
policia kufitare shpëton peshkatarët

Durrës, rrezikuan të mbyteshin<br />policia kufitare shpëton peshkatarët
DURRES - Dy peshkatarë të cilët rrezikonin të mbyteshin në afërsi të brigjeve të Durrësit janë shpëtuar nga policia kufitare e këtij qyteti.
 
Sipas policisë peshkatarët e shpëtuar janë G.K. 54 vjeç dhe R.H. 38 vjeç, të dy banues në Durrës.
 
Kanë qenë disa qytetarë të rastit të cilët kanë njoftuar specialistët e kufirit se në një distancë rreth 300-400 metra nga bregu ishin duke u mbytur dy peshkatarë.
 
Menjëherë në drejtim dhe ndihmë të tyre u dërguan në mënyrë urgjente shërbimet e posaçme me gomone. Shërbimet e Policisë Kufitare të ndihmuara edhe nga disa barka të peshkimit, të cilët ndodheshin në atë zonë kanë bërë të mundur shpëtimin e dy peshkatarëve të cilët janë nxjerrë në breg pa asnjë problem. 

Redaksia Online
(s.k/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’