Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit ka vendosur që të rrisë çmimin e ujit të pijshëm për të gjithë konsumatorët e tij.
Ndonëse vendimi duhet të marrë edhe miratimin e Entit Rregullator të Ujit, Këshilli Bashkiak i ka thënë “po” këtij vendimi,ndonëse në mbledhjen e një muaji më parë pati debate në radhët e këshilltarëve.
Nga 58 lekë për m3 çmimi është rritur në 70 lekë për m3 duke e rritur me 20 % çmimin e ujit.
Ky vendim është kaluar me 29 vota pro, të të majtëve dhe 12 kundër të anëtarëve të djathtë të këshillit.
Ky vendim është marrë pasi kostoja e sjelljes së ujit nga Fushë Kuqja është shumë e lartë dhe e papërballueshme me çmimin e mëparshëm të ujit për ndërmarjen e ujësjellësit.
Po ashtu, sot Këshilli miratoi edhe ndarjen e 122 banesave sociale për të pastrehët që plotësojnë kriteret.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com