DURRES- Gjykata e Durrësit ka verifikuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, e cila u dha një ditë më parë në mungesë për 2 pedagogë të Universitetit të Durrësit, të cilët akuzohen për korrupsionin. Po kështu masa u dha edhe për dy studentet ndërmjetëse që merrnin lekët për provimet. Endri Sina, 32 vjeç dhe Odeta Tota, 40 vjeç, banues në Tiranë, të dy pedagogë në Universitetin "Aleksandër Moisiu" Durrës, në Fakultetin e Infermierisë, akuzohen për "Korrupsion pasiv e aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike" dhe "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
Ndërkohë për dy studentet ndërmjetës në marrjen e lekëve, Eralda Lika dhe Merushe Buçeri, gjykata dha masën "arrest me burg".
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Ndërkohë për dy studentet ndërmjetës në marrjen e lekëve, Eralda Lika dhe Merushe Buçeri, gjykata dha masën "arrest me burg".
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)





