DURRES - Rreth 30 kallëpe me lëndë plasëse eksploziv dhe kaspolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, janë sekuestruar nga specialistët e Sektorit të Krimit të Organizuar në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar "Saga".
Në prangat e policisë kanë rënë katër persona të gjithë banues në Burrel, të moshës 30 dhe 42 vjeç, ndërsa mes të arrestuarve është edhe një grua.
Edmond Demiri 32 vjeç, Robert Doku 30 vjeç, Viktor Hanaj 33 vjeç dhe Vjollca Sorra 42 vjeçe, u arrestuan pasi një ditë më parë në Fushë-Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 30 kallëpë e dyshuar si lëndë plasëse eksploziv me peshë rreth 6 kg;
• 29 copë kapsolla detonatore ku 13 prej tyre ishin të përgatitura me fitil zjarrpërcjellës;
• 4 aparatë telefoni celular;
•një mjet tip Benz.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive"në bashkëpunim parashikuar në nenin 282/ a , 25 të Kodit Penal.
[gallery]22299[/gallery]
Municione e lëndë narkotike në Memaliaj
Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Klejdi Mina, 22 vjeç, banues në Memaliaj.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Në një bodrum që ky shtetas administronte u gjetën dhe u sekuestruan 4 krehëra, 108 fishek të kalibrit 7.62 mm, një kuti me 7 kapsolla detonatore, 7 metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe një sasi prej rreth 2 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster, për hetim të mëtejshëm për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, të parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/2 dhe 3 të Kodit Penal.
[gallery]22300[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO