Durrës, sekuestrohet 500 kg drogë
arrestohen 2 persona, 3 në kërkim

Durrës, sekuestrohet 500 kg drogë<br />arrestohen 2 persona, 3 në kërkim
DURRES- Sekuestrohen 500 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në qytetin e Durrësit, si dhe arrestohen 2 prej poseduesve të saj.
 
Droga u kap nga policia e qarkut të Durrësit pas një operacioni të finalizuar gjatë natës së mbrëmshme, në zonë e Plazhit.
 
Droga u gjet e fshehur në një furgon tip “Benz Mercedez”, me targë AA 938 AE, dhe dyshohet se kishte destiancion Italinë.
 
Nga ky operacion u arrestuan në flagrancë Ervis Bardhi, 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Gentian Malindi, 37 vjeç, banues në lagjen numër 13 në Durrës. Policia ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafikimi.
 
Sipas policisë droga vinte nga jugu i vendit, ndërsa gjatë u sekuestrua automjeti në të cilin u gjet droga dhe disa telefona celularë, si dhe një shumë parash.

Redaksia Online
(s.f/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin