DURRES - Dy të rinj, mes të cilëve edhe një vajzë, kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika mes 3 të rinjsh, pranë shkollës 9-vjeçare “Nënë Tereza”. Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se sherri mes të rinjve ka nisur për motive banale.

Sipas policisë sherri mes të rinjsh ka nisur për vajzën me inicialet N.B. 23 vjeç, e cila ka mbetur edhe e plagosur, ndërsa i plagosuri tjetër është i riu me inicialet F.H 23 vjeç, të cilët rezultojnë të jenë edhe të dashur.

Dy të rinjtë e plagosur, janë tranportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku vajza e re mësohet se ka marrë plagë në brinjë, ndërsa bëhet e ditur se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka vënë në pranga edhe autorin e plagosjes, Hambdi Llani, 25 vjeç, banues në lagjen 8 në Durrës.

Arrestimi i tij u bë në zonën e ish-Kënetës nga patrullat e lëvizshme të policisë, ndërkohë  që ai është shoqëruar për tu marrë në pyetje. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)