Durrës/ Sherr mes kushërinjsh në një lokal, arrestohet një 39-vjeçar, procedohen 2 vëllezërit

Foto ilustruese

DURRËS - Një sherr është regjistruar në një lokal në Durrës ditën e djeshme (27 tetor).

Një 39 vjeçar me iniciale A.L., pronari i lokalit pas konfliktit me kushëririn e tij, 28-vjeçar  me iniciale L.L. e ka goditur me sende të forta këtë të fundit.

Fatmirësisht, plagët e marra nuk i kanë rrezikuar jetën. Nuk dihet ende shkaku se për çfarë janë konfliktuar.

Policia arrestoi 39-vjeçarin si dhe procedoi penalisht dy vëllezër, Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç të cilët u përfshinë në konfliktin me kushërinjtë e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Dhuna në familje".

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përvjetori i pavarësisë dhe çlirimit, a është bërë Shqipëria ajo që ëndërruan heronjtë tanë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Lame: Në kadastrën e Vlorës ka presione kriminale! Do ketë ndryshime nga drejtori deri te punonjësi më i ulët